Policia e kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Bastisen dy lokacione në Zubin Potok

Policia e Kosovës ka kryer bastisje në dy lokacione në Komunën e Zubin Potokut.

Kështu konfirmoi për KALLXO.com zëvendësdrejtori i Policisë në Veri të Kosovës, Veton Elshani.

Ai tha se aksioni ka të bëj me përvetësim gjatë kryerjes së detyrës. Po ashtu për këtë rast sipas tij është duke u intervistuar një person i dyshuar.

“Në Varagë dhe Zubin Potok i kemi bastisë dy vende.  Ka të bëj me përvetësim gjatë kryerjes së detyrës. Kanë marrë këta ish-kolegët tanë që janë kanë policë, kanë marrë diçka atje edhe është duke u hetu një rast i tillë. Gjatë bastisjes kemi gjetë uniformë, d.m.th që nuk e kanë dorëzu pajisje, një jelek antiplumb, një pajisje të policisë, një radiolidhje. Një person jemi t’u e intervistu si të dyshimtë”- tha Elshani për KALLXO.com.