Basri Sejdiu, drejtor i SHSKUK. Foto: REL

Basri Sejdiu flet për punësimet familjare në QKUK

Ish drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, në konferencën për media të cilën po e mban pas shkarkimit të tij, ka folur edhe për punësimet familjare në QKUK.

Në këtë konferencë, Sejdiu ka thënë se nuk ka asnjë familjar të punësuar në QKUK.

“Sa i përket familjarëve të mi, e kam një vëlla qe është doktor një motër që e kam gjykatëse. Nuk kam familjarë të punësuar. Është cekë edhe në raport që ka pozita udhëheqëse, nuk kam familjarë e them me bindje të plotë, dhe pozitë udhëheqëse 23 vjeçe nëse ka unë po shkarkohem për së dyti herë”, ka thënë Sejdiu.

Ai tutje ka shtuar se edhe në raportin e auditorit është cekur për punësime familjare por ai ka shtuar se nuk ka familjarë të punësuar dhe se këtë mund ta argumentojë.

“Nuk qëndron ajo çka është shkruar në raport. Nuk qëndron as pagesa, as pozita udhëheqëse, as mosha as familjarë. Në raport të bordit janë gjëra të ulëta që një bord me ra në këtë nivel që me thënë gjëra të pavërteta”, ka thënë Sejdiu.

Ish-drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor të Kosovës, Basri Sejdiu është shkarkuar djeme vendim të bordit të këtij institucioni.

Shkarkimin e Sejdiut e ka konfirmuar përmes një komunikate bordi i ShSUK-së.

Zyrtare: Këto janë arsyet e shkarkimit të Basri Sejdiut