Basri Sejdiu: Bordi i ShSKUK-së nuk kanë bashkëpunuar me ne, tre muaj nuk kemi pasur furnizim me pajisje

Në konferencë e mbajtur sot, ish drejtori i ShSKUK-së, Basri Sejdiu përveç shkarkimit të tij, ka folur edhe për bordin aktual, i cili sipas tij nuk ka qenë bashkëpunues.

Sejdiu  ka thënë se me bordin e kaluar ka bashkëpunuar shumë mirë, pasi që bordi sipas tij ishte krah që e ndihmonte në menaxhim, ndërsa me bordin aktual menaxhimi ka qenë i pamundur.

“Me bordin e kaluar kemi bashkëpunuar shumë mirë. Për mu bordin fatmbarësisht është krah që të ndihmon me e menaxhu. E me këtë bordin tash nuk kemi mujt as me menaxhu sepse janë marrë vetëm me raporte. Të gjitha çka janë kërku janë raportuar. Bordi nuk ka qenë i anashkaluar por kanë qenë pengëse e zhvillimit të shëndetësisë dhe kohës më të rëndë tash të pandemisë”, ka thënë Sejdiu.

Ai tutje ka thënë se gjatë tre muajve të fundit ka munguar edhe furnizimi me pajisje.

“Shkurt, mars, prill nuk kemi pasur furnizim as me pajisje specifike as materiale”, ka thënë Sejdiu.

“Kemi bërë procedura brenda QKUK-së dhe kemi mbrojtë pacientet, stafin deri sa janë bërë procedurat. Këtu duhet të falënderoj donacionet vendore sepse na lanë lehtësuar punën. Kam dëshirë me qenë faqebardh para qytetarëve, pacientëve dhe kolegëve. Këto arsyetime të bordit për shkarkimin tim janë pa asnjë bazë. Nuk mundet një bord i ri të marrë vendime për një raport q e ka aprovuar një bord tjetër”, ka thënë Sejdiu.