Basketboll: Sot Kosova luan kundër Luksemburgut

Kosova sonte përballet me Luksemburgun në udhëtim, në takimin që fillon nga ora 18:00, në kuadër të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2023.

Dardanët hynë në këtë ndeshje pas fitores ndaj Islandës me rezultat 80:78, kurse Luksemburgu kishte pësuar nga Sllovakia 73:65.

Takimi tjetër i Grupit B zhvillohet ndërmjet Islandës dhe Sllovakisë nga ora 21:00.

“Atmosfera në ekipin e Kosovës është shumë e mirë dhe lojtarët janë të motivuar për një paraqitje sa më të mirë në Luksemburg”, thuhet në njoftimin e Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Kosova dhe Luksemburgu ishin përballur edhe vitin e kaluar, ku në takimin e parë Luksemburgu fitoi 88:80, derisa Kosova triumfoi në shtëpi 109:88.