Bashkisë së Bordosë i vihet zjarri në protestat kundër rritjes së moshës së pensionit në Francë

Bashkisë së qytetit të Bordosë i është vënë zjarri ndërkohë që protestat franceze po vazhdojnë kundër planeve të qeverisë franceze për ta rritur moshën e pensionimit.

Më shumë se një milion njerëz janë shfaqur në rrugë në të gjithë Francën të enjten, me 119,000 të tillë  në Paris, sipas shifrave nga ministria e brendshme.

Policia hodhi gaz lotsjellës ndaj protestuesve në kryeqytet dhe 80 persona u arrestuan në të gjithë Francën.

Demonstratat u nxitën nga legjislacioni që rrit moshën e pensionimit me dy vjet, nga 62 në 64.

Sindikatat kanë bërë thirrje për protesta të mëtejshme të martën e ardhshme, e cila do të përkonte me vizitën shtetërore të mbretit Charles III në Francë.

Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin u përpoq të shuante çdo shqetësim përpara udhëtimit të Mbretit, duke thënë të enjten mbrëma se siguria “nuk përbën problem” dhe monarku do të “mirëpritet dhe mirëpritet mirë”, sipas AP.

Në Paris, demonstratat përgjithësisht paqësore panë përleshje të herëpashershme të policisë me rebelët e maskuar të cilët thyen xhamat e dyqaneve, demoluan mobiljet e rrugës dhe sulmuan një restorant McDonald’s, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

Një oficer policie i cili humbi ndjenjat u tërhoq zvarrë në siguri nga kolegët e tij.

Protestat kanë ndërprerë gjithashtu udhëtimin e trenave, rafineritë e naftës dhe mësuesit ndërkohë që punëtorët në aeroportin Charles de Gaulle të Parisit u larguan nga puna.

Të enjten u mbyllën edhe atraksionet e njohura turistike si Kulla Eifel dhe Pallati i Versajës.

Përleshje të tjera pati në qytetet perëndimore të Nantes, Rennes dhe Lorient.

Qeveria po mendon se ka një humbje të caktuar të momentumit dhe shpreson se shpërfaqja e dhunës nëpër rrugë do të ndikojë që protestuesit të mbesin më të pakët.

Opozita premton se protestat nuk do të pakësohen, por sindikatat do të duhet ta hartojnë një strategji për të vazhduar tutje, në vend që të premtojnë më shumë ditë siç ishte e enjtja.

Që nga janari, ka pasur nëntë ditë protesta dhe sindikatat franceze kanë bërë thirrje për një protestë të dhjetë të martën e ardhshme.

Mbledhësit parisien të plehrave, të cilët e nisën grevën kundër reformës së pensioneve më 6 mars, e kanë rinovuar atë deri të hënën e ardhshme.

Trazirat e dhushme e  pasojnë vendimin e qeverisë për ta detyruar legjislacionin përmes të cilit rritet moshën e pensionimit përmes dhomës së ulët të parlamentit – ku i mungon shumica absolute – pa ndonjë votim.

Presidenti francez Emmanuel Macron i ka dale në mbrojtje këtij vendimi, duke thënë se reforma është një domosdoshmëri.

Kryeministrja e Francës, Élisabeth Borne, ka thënë se ndryshimet janë thelbësore për ta parandaluar një deficit të madh në sistem në të ardhmen./BBC

 

Përgatiti: Nuhi Shala