Bashkim Ramosaj. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Bashkim Ramosaj: Gjendja emergjente në Deçan së shpejti përfundon
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka deklaruar se situata e krijuar pas helmimit po shkon drejt normalizimit.
Ramosaj ka ripërsëritur se qytetarët e 12 fshatrave ku janë prekur nga helmimi do të furnizohen me ujë nga Komuna e Deçanit.
“Në këtë takim u nxjerr një konkluzion i përbashkët që në bazë të raportit të QKMF-së në 24-orëshin e fundit, së shpejti do të përfundojë gjendja emergjente dhe së qytetarët e 12 fshatrave të cilat furnizohen nga rezervuari në Drenoc do të vazhdojnë të furnizohen me ujë nga Komuna e Deçanit”, ka shkruar Ramosaj.
Rreth 1,500 persona dyshohet se janë helmuar nga dita e shtune e javës së kaluar nga uji i pijes në komunën e Deçanit, që furnizohet nga ndërmarrja “Hidrodrini”. Zyrtarisht institucionet e Kosovës ende nuk e kanë gjetur shkaktarin, ndërsa IKSHPK-ja ka thënë se në ujin që furnizohet Deçani ka gjetur disa baktere.
Kurse gjatë ditës së djeshme është arrestuar një roje e pyllit, i cili dyshohet se është përfshirë në këtë rast me shkyçjen e kamerave të sigurisë.
Helmimi në Deçan: Roja e pyllit dyshohet se ndali kamerat e sigurisë