Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Bashkim Ramosaj fiton pa balotazh në Deçan

Pas numërimit të 88% të votave, Komunën e Deçanit në mandatin e ardhshëm do ta qeverisë Bashkim Ramosaj.

Kandidati i AAK-së deri më tani prin me 65,87% të votave.

Ndërsa në vendin e dytë me 18,01% është Hyri Dobrunaj nga LDK.

Rezultatet e preliminare të zgjedhjeve lokale, mund t’i gjeni në këtë link, i cili është vënë në dispozicion nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.