Bashkim Jashari sot pranon detyrën në krye të FSK-së, pa ceremoni për shkak të protokollit

Bashkim Jashari sot pritet që ta pranoj detyrën e re atë të Komandantit të Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Pranimin e detyrës e ka konfirmuar Zëdhënësi i FSK-së, Ibrahim Shala për KALLXO.com.

Ai shkurt tha se sot do të bëhet pranimi i detyrës por që nuk do të ketë ndonjë ceremoni për shkak të protokollit.

“Po ai sot e pranon detyrën por nuk kemi ceremoni të jashtme, është protokoll i brendshëm i yni”, tha Shala për KALLXO.com.

Emri i komandantit të ri të FSK-së u bë publik gjatë ditës së djeshme, pas dorëheqjes nga e njëjta pozitë e Gjenerallejtënant Rrahman Rama.

Gjatë ditës së djeshme, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka falënderuar dhe ka shprehur mirënjohje të lartë për kontributin e madh të gjeneralit Rrahman Rama.

Emërimi i Jasharit në krye të FSK-së u bë nga Presidentja Vjosa Osmani e cila është komandante supreme e FSK-së.

KALLXO.com gjatë ditës së djeshme raportoi edhe për dy ceremonitë e pranimit të detyrës nga Rama e dje nga ana e Jasharit.

Rama ishte emëruar me ceremoni ushtarake në Kazermën e FSK-së në Prishtinë, ndërkaq Jashari është emëruar në një ceremoni në Presidencën e Kosovës.

Ceremonitë e ndryshme të emërimit të dy komandantëve të FSK-së