Bashkim Budakova, kandidati i AAK-së për kryetar të Lipjanit

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar të Komunës së Lipjanit do të jetë Bashkim Budakova.

Këtë e ka bërë të ditur kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se qytetarët e Lipjanit, kanë rastin që me zgjedhjen e Bashkim Budakovës në krye të komunës, ta kenë një kryetar që do e kthejë normalitetin e qeverisjes në komunë duke shërbyer vetëm për interesat e tyre.

Biolog me profesion, ai u përkushtua në arsim e gjithashtu ishte afër kërkesave e problemeve të qytetarëve në cilësinë e përfaqësuesit të tyre në Kuvendin Komunal. Bashkimi në Lipjan njihet si njeri i dashur dhe i ndershëm, cilësi këto që do i ndihmojnë në realizimin e Programit të Aleancës për komunën, pika kryesore e së cilës është bashkëqeverisja me qytetarët për më shumë punësim e zhvillim”, ka shkruar lideri i AAK-së, në rrjetin social “Facebook” teksa shtoi se zgjedhja e Budakovës në krye të Lipjanit do të ishte histori e re suksesi për qytetarët e kësaj komune.

Zgjedhjet lokale priten të mbahen më 17 tetor 2021.