Ilustrim - Policia në aksion

Bashkësisë Islame i vidhet vetura e bartjes së kufomave

Një veturë e cila përdoret për bartjen e kufomave, është vjedhur nga parkingu i Bashkësisë Islame në Pejë.

Policia ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin në Mitrovicën e Jugut i cili po voziste veturën e vjedhur.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt.