BIK - Foto: REL

Bashkësia Islame pezullon faljen e namazeve dhe xhumasë në xhami

Bashkësia Islame e Kosovës gjatë ditë së sotme ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme në të cilët janë marrë vendime dhe disa rekomandime për besimtarët musliman në lidhje me asat parandaluese të coronavirusit.

Krzetari i BIK-ut, Naim Tërnava, ka thënë se janë marrë gjashtë vendime dhe tri rekomandime.

Disa nga vendimet e BIK-ut janë edhe mbyllja e institucioneve arsimore fetare, dezinfektimi i institucioneve arsimore dhe fetare, ndalimi i faljeve të namazeve ditore dhe xhumasë në xhami për shkak të mbledhjes dhe kontaktit me persona të tjerë.

Konferencë për shtyp e Myftiu të Kosovës Naim ef. Tërnava

Konferencë për shtyp e Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava

Publiée par Bashkësia Islame e Kosovës sur Samedi 14 mars 2020

Më poshtë mund të lexoni vendimet dhe rekomandimet e BIK-ut:

Vendimet

  1. Është obligim fetar t’iu përmbahemi me përpikëri të gjitha vendimeve, masave dhe rekomandimeve të dala nga institucionet kompetente të Republikës së Kosovës në parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19
  2. Pezullohet procesi mësimor në të gjitha institucionet tona arsimore fetare, mësim besimi në të gjitha xhamitë dhe puna në të gjitha konviktet e BIK
  3. Anulohet përkohësisht organizimi i ligjëratave, tribunave, seminareve dhe takimeve të ndryshme me xhemat
  4. Pezullohet organizimi i umres deri në një vendim tjetër
  5. Të bëhet dezinfektimi i të gjitha objekteve arsimore, FSI, Medrese, Konvikte, objekteve administrative të BIK si dhe objektet fetare, xhamitë, mesxhitet, mektebet, abdes-hanet, gusulhanet dhe objektet e tjera përcjellëse.
  6. BIK pezullon faljen e organizuar me xhemat të namazeve ditore dhe namazit të xhumasë si dhe besimtarët porositen që ditën e premte ta falin namazin e drekës si zëvendësim të namazit të xhumasë në shtëpitë e tyre, ezani do të vazhdoj të thirret në çdo kohë të namazit ditor.

Në mbledhje u morën edhe disa rekomandime të tjera.

  1. Të pezullohen përkohësisht të gjitha organizimet me rastin e ngushëllimeve të pameve ndërsa ceremonia e varrimit organizohet nga rrethi sa më i ngushtë familjar
  2. Të shtyhen ceremonitë fetare familjare të parapara si: synetitë, mevludet, qelimet, fejesat, dasmat etj.
  3. Të vazhdohet me inkurajimin e besimtarëve që të shtojnë kujdesin ndaj pastërtisë duke respektuar parimet fetare dhe rekomandimet e IKShP.