Ilustrimi: Jete Dobranja per KALLXO.com

Bashkësia Islame i kërkon qeverisë lejimin e bartjes së shamisë në shkolla

Bashkësia Islame e Kosovës i ka dërguar një letër Qeverisë së Kosovës ku i ka kërkuar ndryshimin e Udhëzimit Administrativ që ndalon bartjen e shamisë fetare në shkolla.

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës u ka bërë thirrje Ministrisë së Arsimit, Shkencës e Teknologjisë, dhe kryeministrit Kurti që të heqin aktin nënligjor që ndalon bartjen e shamisë në shkolla.

Ai e ka quajtur këtë Udhëzim Administrativ si diskriminues ndaj qytetarëve të Kosovës.

“Mirëpo, kjo kërkesë e kamotshme e BIK-ut nuk duhet politizuar e as polarizuar, por duhet trajtuar me përgjegjësi e korrektësi maksimale.” ka shkruar Tërnava dje në Facebook.

Ndalimi i bartjes së uniformës fetare është pjesë e Udhëzimit Administrativ, përkatësisht neni 3, pika 1.13.

Ditëve të fundit ka nisur edhe një fushatë në rrjetet sociale ku po kërkohet ndryshimi i këtij Udhëzimi Administrativ.