BIK - Foto: REL

Bashkësia Islame e Kosovës njofton për masat e reja për mbrojtje nga COVID-19

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se që nga nesër para kryerjes së të gjitha ceremonive fetare brenda dhe jashtë xhamive, fillimisht do të bëhet matja e temperaturës së qytetarëve, si masë ndaj COVID-19.

“Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka marr vendim që para kryerjes së të gjitha ceremonive fetare brenda dhe jashtë objekteve, të bëhet fillimisht matja e temperaturës së të gjithë besimtarëve para kryerjes së riteve fetare”, thuhet në njoftim.

BIK përmes një postimi ka thënë se myftiu Tërnava u ka bërë thirrje qytetarëvë që në të gjitha rastet të mbajnë higjienën.

Njoftimi i plotë:

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës duke pasur prioritet kryesor shëndetin e të gjithë besimtarëve në vend gjatë ditës së sotme ka marr dy vendime që janë në përputhje të plotë me masat e fundit të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka marr vendim që para kryerjes së të gjitha ceremonive fetare brenda dhe jashtë objekteve, të bëhet fillimisht matja e temperaturës së të gjithë besimtarëve para kryerjes së riteve fetare.

Myftiu Tërnava, po ashtu ka apeluar që të vazhdohet me respektimin e masave anti COVID – 19 të parapara nga Qeveria, Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet e tjera shëndetësore. Mes të tjerash ka kërkuar nga të gjithë besimtarët që në të gjitha rastet të mbajnë higjienën e tyre, të pastrojnë duart, të mbajnë maskën dhe të mbajnë distancën fizike.

Vetëm sot në Kosovë janë regjistruar 486 raste të reja me COVID-19 ndërsa nëntë të tjerë kanë mbetur të vdekur.

Sërish shifra alarmante të rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se që nga nesër para kryerjes së të gjitha cermonive fetare brenda dhe jasht xhamive, fillimisht do  të bëhet matja e temepraturës së qytetarëve, si masë ndaj COVID-19.

“Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka marr vendim që para kryerjes së të gjitha ceremonive fetare brenda dhe jashtë objekteve, të bëhet fillimisht matja e temperaturës së të gjithë besimtarëve para kryerjes së riteve fetare”, thuhet në njoftim.

BIK përmes një postimi ka thënë se Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava u ka bërë thirrje qytetarëvë “ që në të gjitha rastet të mbajnë higjienën e tyre”.