Foto: Policia e Kosovës
Bashkëpunimi ndërkombëtar, dy policë të Kosovës morën pjesë në një program në Gjermani
Dy zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë marrë pjesë në një program ndërkombëtar të internshipit (stazhit) në Shkollën e Lartë të Policisë në Brandenburg të Gjermanisë.
Policia thotë se kjo i kontribuon forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e zhvillimit profesional dhe shkëmbimit të përvojave.
Programi në fjalë, sipas Policisë është zhvilluar nga 5 deri më 14 gusht 2024.
“Gjatë këtij programi, zyrtarët e Policisë së Kosovës patën mundësinë të shkëmbejnë përvoja të shumta me kolegët e tyre gjermanë dhe irlandezë në fushën e sigurisë dhe zhvillimit profesional, duke kontribuar në avancimin e mëtejshëm të standardeve policore në të dy institucionet” – thuhet në njoftim.
Ky program, sipas njoftimit është realizuar falë bashkëpunimit të shkëlqyer të këtyre dy institucioneve.
Policia e Kosovës thotë se mbetet e përkushtuar për të rritur kapacitetet dhe për të ofruar shërbime sa më cilësore.