Bashkëpunimi i qytetarëve me policinë, arrestohet 33 vjeçari në Bulqizë

Policia e Shtetit gjatë ditës së djeshme ka bërë arrestimin e  një personi të dyshuar për armëmbajtje pa leje.

Sipas njoftimit të bërë nga Policia e Shtetit, 33 vjeçari i cili banonte në Bulqizë është arrestuar pas një pune hetimore nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë në Bulqize, në bashkëpunim me qytetarët.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Bulqizë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 33 vjeçar. Pas kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 kallashnikov, 1 “Shotgun” dhe municion luftarak”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Policia poashtu ka bërë të ditur se materialet rreth këtij rasti i janë dërguar  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.