Ilustrim

Bashkëjetonte me të miturën, arrestohet i dyshuari

Një burrë nga Ferizaj është arrestuar pasi i njëjti është hasur duke bashkëjetuar me një të mitur.

Sipas Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur në rrugën ‘Gëzim Sahiti’, dje rreth orës 08:00.

Tutje është njoftuar se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima thuhet se do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari pasi që është hasur duke bashkëjetuar me të miturën. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa viktima do të dërgohet në IML për ekzaminim mjekësor”, ka thënë Policia.