‘Bashkë kundër dhunës’, Policia në Mitrovicë zhvillon disa aktivitete

Në kuadër të projektit ‘Bashkë kundër dhunës’ Policia në Mitrovicë sot ka shënuar disa aktivitete me qëllim të vetëdijesimit kundër dhunës në familje.

Aktivitetet janë shënuar  bashkë me bashkësitë fetare, disa OJQ, psikologë, nxënës dhe shoqëria civile.

“Ndër metodat e veprimit është realizuar komunikim virtual përmes prezantimit online janë mbajtur ligjërata ne fushën e vetëdijesimit, ndërsa nxënës të shkollave të mesme përmes rrjeteve sociale kane shpërndarë thënie të ndryshme me përmbajtje vetëdijesimi dhe sensibilizimi’, thuhet në njoftimin e Policisë.

Gjithashtu, në kuadër të këtyre aktiviteteve nga Policia janë realizuar kontakte përmes telefonit me viktimat e rasteve të dhunës në familje, për të kuptuar gjendjen e tyre gjatë kësaj periudhe.

Ndërsa si përmbyllje e projektit, sot ka filluar shpërndarja e materialit promovues në tri komunat Mitrovicë e Jugut, Vushtrri dhe Skenderaj, përfshirë edhe në komunën e Mitrovicës së Veriut.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!