Bashkatdhetarët po presin deri në 7 orë në kufi

Fluksi i veturave në pikën kufitare të Kosovës në Merdare është shtuar këtë vikend.

Pritjet të dielën në mëngjes kanë shkuar deri në 7 orë. Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në ora 9:08, qytetarët kanë pritur deri në 7 orë për të dalë nga Kosova përmes pikës kufitare në Merdare. Kolonat në këtë pikë kufitare kanë arritur në 1 kilometër.

Pritje të gjata janë regjistruar edhe në pikat kufitare, Mutivodë dhe Dheu i Bardh. Në këto pikat pritjet janë deri në 2 orë, kurse kolona e veturave që presin ta lëshojnë Kosovën është 500 metra.

Ndërkaq, për të hyrë në shtetin e Kosovës në të gjitha pika kufitare pritjet janë shumë të vogla, apo deri në 15 minuta.