Basha flet për taksën e Rrugës së Kombit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka ftuar qytetarët e Kosovës që për pushime verore t’u drejtohen plazheve të Shqipërisë.

“Dua të ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që t’i drejtohen plazheve të bukura të Shqipërisë, që janë të hapura, janë dhe plazhet e Kosovës, të çdo qytetari të Republikës së Kosovës”, tha Basha në një konferencë për media, pas takimit me kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani.

Ai foli edhe për raportimet për rritje të çmimeve në Shqipëri për shkak të pandemisë.

“Jo vetëm kombinimi i nxehtësisë verore me bukuritë natyrore të Shqipërisë, por edhe çmimet që vetë kam parë aty më duket se përbëjnë një arsye më shumë për t’ju ofruar dhe jo për t’ju larguar bregdetit shqiptar”, tha ai.

“Natyrisht pandemia ka sjell vështirësitë e veta si kudo në botë, por mund të ju them në tërësi sektori i mikrpitjes turistike shqiptare është mëse i përgatitur dhe mikpritës ndaj pushuesve. Dhe në këto kohë të vështira për fakt të keq, sytë i kemi nga vëllezërit dhe motrat tona qoftë pushuesit e shqiprë nga Kosova apo të Maqedonisë së Veriut i kanë dyert e hapura”, shtoi Basha.

Kreu i PD-së foli edhe për taksën në Rrugën e Kombit.

“Natyrisht jam i brengosur për disa gjëra që sot nuk i kam në dorë, por që ju siguroj nesër do t’i korrigjojmë, siç është taksa e Rrugës së Kombit”, tha ai.