Lulzim Basha - Foto: Facebook

Basha: Asnjë investim i huaj për 6 vite në Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha ka thënë se në Shqipëri në gjashtë vitet e fundit nuk ka pasur asnjë investim të huaj.

Sipas Bashës dy investimet e fundit që janë bërë në Shqipëri, ai i Devollit dhe TAP-it, janë kontraktuar në kohën e qeverisjes së PD-së.

“Rama i përzë investitoret e huaj sepse po të ketë investime të huaja, nuk shkon dot 15-fish çmimi i autostradës, nuk grabitet dot haptazi në mes të ditës. Investimet e huaja përbëjnë kërcënim për hajdutët dhe sistemin e hajdutërisë që ka ndërtuar ai!. Kësaj do ti japim fund!”, ka shkruar Basha në Facebook.

Basha ka thënë se PD do të lidhë një kontratë besimi konkrete dhe të zbatueshme me të gjitha grupet e interesit, ku do të detajohet cdo gjë që do të merret përsipër nesër në qeverisje.