Baruti: U padita se fola për keqpërdorimet në QKK

Producentja Valmira Baruti tha gjatë emisionit “Kallxo Përnime” se është paditur nga ish-drejtori Arben Zharku për shkak të hulumtimit për keqpërdorime në Qendrën Kinematografike të Kosovës.

Ajo tha se Zharku është munduar ta frikojë atë për të mos folur për këto keqpërdorime.

Baruti thotë se shumë kineastë në Kosovë frikohen të flasin për keqpërdorime në QKK-së siç ka bërë ajo.

“Arben Zharku më ka paditur,  u mundu me më tutë, por e ka tërhequr më pas padinë”, tha  ajo.

www.kallxo.com