Bartje skandaloze e një vepre arti nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve (FOTO)

Makina zyrtare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës është parë sot në Prishtinë duke transportuar një vepër arti në mënyrë skandaloze.

Vepra është bartur me veturë zyrtare të Akademisë.

Në foton e dërguar në adresë të KALLXO.com nga një qytetar shihet se si vepra bartet e kacavarur në pjesën anësore të veturës.

KALLXO.com nuk ka mundur të marrë një version zyrtar për këtë rast nga Akademia, por një zyrtar i saj ka pranuar se vetura është pronë e AShAK-ut dhe se veprën po e dërgonte në ndërtesën e institucionit.