Bardhyl Mahmuti tregon se çka e shtyu të merret me raportin e Astrit Deharit

Veprimtari shqiptar në Zvicër, Bardhyl Mahmuti, pasi kishte dalë raporti i ekspertëve zviceranë për vdekjen e Astrit Deharit, kishte bërë krahasimin e raportit të përkthyer nga Prokuroria e Prizrenit me atë origjinal të përpiluar nga ekspertët e Zvicrës.

Mahmuti në emisionin “Jeta në Kosovë” ka treguar arsyet se çka e shtyrë atë që të bëjë krahasimin e dy raporteve.

“Unë Astritin e kam njohur edhe kur ka qenë bebe, sepse familjen e Astritit, Avniun dhe Xhemilen janë veprimtarë që kam vepruar për më shumë se dy dekada rresht dhe janë njerëz që kanë kontribuuar shumë për çështjen kombëtare”, ka thënë ai.

“Në një raport të autopsisë ku flitet për një njeri që ka vdekur në rrethana të dyshimta a është vrasje apo vetëvrasje, prapa tyre fjalëve jo vetëm gjakë që kullon, kullon edhe vuajtje edhe tmerre, kullon një padrejtësisë. Për këtë arsye kam dashtë që të konsultojë çdo fjalë me përgjegjësinë më të madhe intelektuale që të mos e rëndojë askënd, por të pasqyrojë atë që paraqet raporti zviceran”, ka theksuar Mahmuti përballë Jeta Xharrës.