Bardhosh - Babai i raportoi të zhdukur, policia gjen tre fëmijët e tij

Tre fëmijë të cilët ishin raportuar të zhdukur që nga mëngjesi i sotëm, janë gjetur nga Policia e Kosovës pak minuta më parë.

Rasti ka ndodhur në fshatin Bardhosh të Prishtinës.

Gjetjen e fëmijëve e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Prindi i tyre në ora 14:00 ka lajmëruar se tre fëmijët e tij të moshës 13 djali dhe dy vajzat të moshës 12 vjeçare, kanë dalë nga shtëpia në mëngjes me arsyetimin se po shkojnë në piknik dhe nuk janë lajmëruar. Ka ardhur në stacion të Policisë në ‘Kodër të Trimave’ dhe e ka lajmëruar rastin si person i zhdukur. Policia ka qenë në kërkim të tyre dhe tashmë ata janë gjetur dhe janë në drejtim të stacionit për t’u intervistuar për me e pa se çka ka ndodhë”, tha ai për KALLXO.com.