Barazia gjinore, parim i bashkëpunimit Osmani-Kurti

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani dhe kryetari i LVV-së, Albin Kurti, në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar sot janë zotuar për përfaqësim të barabartë të grave dhe burrave në qeverinë e tyre dhe në institucione.

“Synim të arritjes së përfaqësimit të barabartë gjinor në qeveri dhe në institucionet e tjera”, thuhet në marrëveshjen Kurti -Osmani.

Vjosa Osmani e Albin Kurti sot nënshkruan 10 parime mbi të cilat do të bëhet bashkëpunimi i tyre.

Partia e Kurtit dhe lista e Osmanit sot janë zotuar se në zgjedhjet e 14 shkurtit do të garojnë me një listë të përbashkët.

DOKUMENT- 10 zotimet e Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit