Barack Obama jep arsyet pse e mbështet Joe Bidenin për President (VIDEO)

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, përmes një video-mesazhi i ka dhënë zyrtarisht mbështetjen Joe Biden, për President të ri të ShBA-së në zgjedhjet e nëntorit të këtij viti.

Biden është kandidati i vetëm i demokratëve për President, përderisa në kohën e Obamës ka qenë zëvendëspresident (2009-2017). Obama dhe Biden njihen edhe për miqësinë  e afërt të tyre.

Ndërkaq, ish-presidenti Obama përmes një video-mesazhi të publikuar në Facebook ka thënë se fryma amerikane e kërkimit të njëri-tjetrit duhet të reflektohet në qeverinë kombëtare.

“Mënyra e udhëheqjes e drejtuar nga njohuria dhe përvoja, sinqeriteti dhe përulësia, empatia dhe mirësia – ai lloj lidershipi nuk i përket vetëm kapitaleve të shtetit dhe zyrat e kryetarëve. Kjo i përket Shtëpisë së Bardhë”, është shprehur Obama duke shtuar, se kjo është arsyeja se pse ai është krenar që e përkrahë Biden për president.

Ai ka shtuar se zgjedhja e tij që Biden të ishtë zëvendëspresident, ka qenë ndër vendimet më të mira që ka marr ndonjëherë.

“Ai ka karakterin dhe përvojën për të na drejtuar gjatë njërës nga kohët më të errëta dhe të na shërojë përmes një rikuperimi të gjatë. Dhe ai do të rrethohet me njerëz të mirë – ekspertë, shkencëtarë dhe zyrtarë ushtarakë që në të vërtetë dinë të drejtojnë qeverinë, të punojnë me aleatët tanë dhe gjithmonë t’i vendosin interesat e popullit amerikan mbi ato të tyre”, ka theksuar mes tjerash Obama.

Dje Biden mori mbështetje edhe nga Bernie Sanders i cili u tërhoq nga gara demokrate javën e kaluar.

https://www.facebook.com/barackobama/videos/2603937529927375/

 

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!