Banorët rrëfejnë si u trajtuan nga policia në protestën kundër hidrocentraleve

Banorët e fshatit Biti e Poshtme të Shtërpcës kanë protestuar para disa ditësh kundër ndërtimit të hidrocentraleve në lumin Lepenc.

 

Në këtë protestë, njësia Speciale u ka hedhur sprej qytetarëve, në mesin e të cilëve kishte edhe fëmijë.

Një situtatë të tillë e ka përjetuar Edita Tahiri, banore e Bitisë e cila thotë se u lëndua nga spreji djegës.

“Protesta ka filluar në mënyrë paqësore derisa një polic ka thënë le t’ja fillojnë punës bagerat. Në ato momente ne si qytetarë jemi bo pak ma agresiv, jemi mërzit. Aty pas dy-tre minutave ka ndodhur që na kanë sulmu me sprehë, ne momëntin që na kanë sulmuar na jemi kanë gra, fëmjë e kejt, Ne ato momente na ka qit sprehi për tokë”, ka thënë ajo.

“Kur e kanë gjuajt sprehin ne kemi ra në tokë, në ato momente njëri prej policëve ma ka kapë dorën dhe motra mka ngrehë në anën tjetër. Ai më  ka ngreh mu edhe motrën edhe na kanë arrest. Njëri prej tyre më ka mshu në shpinë, malltetrime kanë ndodhë na ka ngrehë zhag deri të kerri, s’kanë dashtë ndihmën e parë me na dhënë, një police serbe ka thënë duhet me ua dhënë ndihmën e parë patjetër”, ka shtuar ajo.

Ndërsa, banori tjetër serb Stanilsav Staletoviç gjithashtu ka rrëfyer keqtrajtimin fizik që sipas tij e bëri policia.

“Unë i kam 36 ari mu këtu ku po gërmon buldozeri tani. Askush s’na ka lajëmruar ku po i vnojnë mexhet. Erdha të shoh dhe u sollën në atë mënyrë sa më morën përtej Lepencit me polici më tërhoqën me dorë që të mos qëndroj në arën time. Nuk më kanë thirrur kur gjeometri i ka caktuar mexhet. Më thanë nëse nuk do ma mirë të çojmë në Ferizaj dhe ika për në shtëpi”, ka thënë Staletoviç.

Sonte në emisionin Jeta në Kosovë diskutohet për hidrocentralet që po ndërtohen në lumin Lepenc në Malet e Sharrit.

Emisioni  mblodhi zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, investitorin  MATKOS Group, përfaqësues të shoqërisë civile, banorë dhe Policinë e Kosovës.