Mitrovica e Veriut. Foto: Atdhe Mulla/Kallxo.com
Banorët e veriut të Kosovës me përqindjen më të lartë të daljes në zgjedhje deri në orën 11:00
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri në orën 11:00 kanë votuar gjithsej 152 mijë persona me të drejtë vote apo 8.2 % e votuesve të regjistruar.
Sipas ueb faqes së KQZ-së, numri më i lartë i votuesve deri më tani është parë në komunat e veriut të Kosovës, Leposaviq, Zubin Potok, Mitrovicë e Veriut.
Në Mitrovicë të Veriut deri në orën 11:00, kanë votuar 5 mijë e 486 votues ose 30.96 përqind. Në Zveçan numri i votuesve është 2 mijë e 24 ndërsa përqindja është 29.42, në Zubin Potok numri i votuesve që kanë dalë në zgjedhje për të votuar deri në orën 11:00 është 977 apo 15.6 përqind.
Në Leposaviq, përqindja e votuesve deri në orën 11:00 është 20.77 përqind apo 2 mijë e 639 votues.
Në anën tjetër KQZ ka bërë të ditur edhe të dhëna të komunave të tjera të Kosovës.
Përqindje e lartë e votuesve është raportuar edhe në komunat, Novobërdë 15.7 përqind , Skenderaj 10.59 përqind, Shtime 10.14 përqind, Junik 14.54 përqind, Mamushë, 17.95 përqind.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës në orën 11:30.
Në këtë konferencë u bë e ditur edhe për numrin e incidenteve që janë raportuar që nga hapja e vendvotimeve deri më tani.
Në Kosovë sot po mbahen zgjedhjet lokale, në të cilat do të zgjidhen kryetarët e 38 komunave dhe anëtarët e 38 kuvendeve komunale.
Këto janë zgjedhjet e shtata për kuvendet komunale dhe të pestat për kryetarë të komunave.
Dosja e parregullsive deri në orën 11:00