Banorët e tri fshatrave të Istogut protestojnë për mungesë të ujit të pijes

Banorët e fshatit Uçë të Istogut paralajmërojnë protestë për mungesë të ujit të pijes.

Në faqen zyrtare të fshatit, banorët kanë bërë thirrje për të protestuar para Komunës së Istogut dhe kompanisë regjionale “Hidrodrini”.

“Pasnesër me datë 29 gusht në ora 9:30 para Komunës ftoheni që të merrni pjesë në protestën e paralajmëruar nga banorët e fshatit Uçë, e cila kësaj radhe organizohet para objektit të Komunës se Istogut dhe kompanisë ‘ Hidrodrini’. Në vendet demokratike të Evropës protestohet për ulje të pagës, ngritje të çmimit të naftës etj. kurse ne do të organizojmë protestë për të pasur ujë të pijes në shtëpitë tona. Ftohen banorët e fshatrave Uçë, Rakosh, Zhakovë por dhe me gjerë që se bashku të enjten në 9:30 mblidhemi para objektit të Komunës, për të protëstuar deri në arritjen e qellimit tonë të përbashkët, sepse fatin tonë nuk duhet ta lemë në mëshirën e pushtetarëve. Ftojmë gjithashtu mediat lokale e nacionale që ta përcjellin për se afërmi protestën tonë”, thuhet në thirrjen e tyre.

Po ashtu, banorët kanë paralajmëruar edhe protesta të tjera deri në zgjidhjen e problemit.

Në njoftim bëhet e ditur se fshatrat që kanë probleme me furnizim me ujë të pijes janë, fshati Uçë, Rakosh dhe Zhakovë.