Banorët e lagjes 'Lakrishtë' sërish kundërshtojnë vendosjen e bllokuesve nga 'Prishtina Parking'

Banorë të lagjes ‘Lakrishtë’ në kryeqytet kanë dalë sërish që të kundërshtojnë vendosjen e bllokuesve në veturat që gjenden poshtë banesave të tyre.

Momentalisht në këtë lagje janë punëtorët e “Prishtina Parkingut” me asistencën e Policisë së Kosovës.

Në disa vetura janë vendosur edhe bllokues pasi nuk kanë pranuar që të paguajnë pasi kanë vendosur kolektivisht që mos të paguajnë tarifën ndaj kësaj ndërmarrje derisa të marrin një përgjigje nga Komuna e Prishtinës lidhur me ankesat që i kanë për menaxhimin e tyre.

Edhe më 14 mars, banorët e kësaj lagjeje kanë dal për të kundërshtuar vendosjen e bllokuesve pasi aty kishin ardhur punëtorët e Prishtina Parking-ut bashkë me forcat e rendit. Pasi i kishin vendosur bllokueset, i kishin hequr dhe ishin larguar.

Ankesat e banorëve të lagjes Lakrishtë janë duke filluar se nuk është bërë asnjë debat publik para se te merret ky vendim.

Ata thonë se sipas rregullores 01-011/02-187748/19 në të cilën thirren NP Prishtina Parking” parkingu në lagjen tonë nuk i plotëson kushtet si parking ashtu siç kërkon rregullorja (mungon shenjëzimi vertikal dhe horizontal si dhe shenjëzimi me ngjyra.

“Sipas kësaj rregulloreje NB Prishtina Parking nuk obligohet që të na garantoj në banorëve rezident të lagjes vend parkingun edhe pse ne duhet të paguajmë. Lejon që përkundër një pagese prej 0.50 euro të futet kushdo që ka nevojë në parking që është i destinuar për neve si banor”, thuhet në ankesën e banorëve drejtuar Komunës.