Banorët e Kalabrisë në hall nga kundërmimi i kanalizimit - FOTO

Ka kohë që në lagjen Kalabria në Prishtinë kanë filluar punimet në rregullimin e kolektorit të ujërave të zeza. Fatkeqësisht, këto punime shumë të ngadalshme kanë vështirësuar jo vetëm qarkullimin me automjete, por edhe zhvillimin e bizneseve të banorëve të kësaj lagjeje.

Pakënaqësinë e tyre, banorët e shprehin haptas duke thënë që ky kanal i hapur po u pengon në udhëtim, po shkakton shumë pluhur dhe po ndikon keq në shendetin e tyre.

Njëri nga banorët shprehet “Shumë po na pengon, ndjehemi shumë të rrezikuar”.

Punimet e rralla që bëhen në këtë kanal janë shqetësuese, ndersa premtimet për rregullimin e tij nuk janë të pakta.

Lidhur me këtë çeshtje, komuna e Prishtinës është shprehur se po bën të pamundurën për të zgjidhur situaten.

Nga zyra e komunës për Marrëdhënie me Publikun kemi marrë përgjigjen se: “Puna që po bëhet është aktive. Megjithatë nuk është një gjë që mund të zgjidhet dhe përfundojë brenda ditës”.

Por banorët e lagjes e thonë të kundërtën.  “Kanë nisur punimet më shumë se dy vite dhe askund nuk shihen duke punuar. Për të na e vështirësuar edhe më shumë situatën, tani e kanë prishur edhe rrugën për të ndërtuar kolektorin, mirëpo siç po e shihni edhe vet, tani as kolektori e as rruga. Mezi po kalojmë, jemi në hall nga kundërmimi dhe pluhuri e balta kur bije shi”, tha një banor tjetër i lagjes.

Për më shumë shikoni fotot që tregojnë gjendjen e rëndë të rrugës në këtë lagje.

Gjendja e rrugës dhe shtratit të lumit në Lagjen Kalabria - Shtator 2019
Gjendja e rrugës dhe shtratit të lumit në Lagjen Kalabria – Shtator 2019

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.