Fshati Siçevë - Prishtinë

Banorët e fshatit Siçevë kërkojnë rregullimin e ndriçimit dhe rrugëve nga Komuna e Prishtinës

Në Siçevë të komunës së Prishtinës, sipas banorëve ndriçimi është vendosur vetëm në gjysmën e fshatit, kurse rrugicat vetëm në një lagje.

Kadri Berisha, kryetar i fshatit ka thënë për Kallxo.com se janë ankuar disa herë në Komunën e Prishtinës, por nuk kanë marrë përgjigje konkrete.

Berisha ka thënë se në Komunë u është thënë se nuk kanë buxhet.

Ai gjithashtu vë në dyshim se komuna e ka bërë qëllimisht këtë ndarje për shkak të votave.

Këtë  e mbështetin e banorët e tjerë të fshatit të cilët, kishin reaguar ashpër kur ne faqen e fshatit në Facebook kishin thënë se po ju bëhet e padrejtë, dhe se kryetari po vepron njëanshëm.

Zyra për media e Komunës së Prishtinës në përgjigjet e saj për KALLXO.com kanë deklaruar se për fshatin Siçevë pritet të vazhdohet me projektet e infrastrukturës.

“Ne e kemi në listë, mirëpo vazhdimi i pjesëve të mbetura fillon sipas projekteve të zgjerimit të ndriçimit publik dhe në bazë të mundësive buxhetore”, thuhet në përgjigjet e Komunës dhënë për KALLXO.com.

Banorët kanë paralajmëruar protesta para komunës për vazhdimin e ndriçimit publik dhe asfaltimin e rrugicave në tërë fshatin.

Ata gjithashtu kërkojnë edhe rregullimin e kanalizimit, ujësjellësit, ambulantës, dhe trotuareve.

Fshati Siçevë – Prishtinë
Fshati Siçevë – Prishtinë
Fshati Siçevë – Prishtinë
Fshati Siçevë – Prishtinë
Fshati Siçevë – Prishtinë