Banorët e disa fshatrave të Klinës protestojnë sërish kundër ndërtimit të fabrikës së çimentos në Dollc

Banorët e disa fshatrave të Klinës kanë protestuar përsëri edhe sot për të kundërshtuar ndërtimin e një fabrike të çimentos në fshatin Dollc të kësaj komune.

Më 25 prill të këtij viti, KALLXO.com raportoi për kundërshtimet që qytetarët e komunës së Klinës po i bëjnë ndërtimit të një fabrike të çimentos që është planifikuar të ndërtohet në Dollc.

Në vitin 2020, qytetarët që u angazhuan për ta kundërshtuar këtë fabrikë duke mbledhur rreth 4 mijë e 700 nënshkrime në një peticion që kundërshtonte ndërtimin e kësaj fabrike.

Betejën kundër çimentores ata e vazhduan edhe në Kuvendin Komunal të Klinës. Atje gjetën përkrahje nga asamblistët të cilët nxorën vendime që shfuqizonin pëlqimet “që janë dhënë lidhur me guroret për furnizim me lëndë të parë për fabrikat e çimentos”. Por, vendimi i kuvendarëve që daton në mars të vitit 2020 doli të jetë i kundërligjshëm sipas Ministrisë së Pushtetit Lokal.

E pas interpretimit që MAPL i kishte bërë vendimit të Kuvendit Komunal, të cilin e konsideroi në kundërshtim me ligjin dhe që ndikon negativisht në zhvillimin ekonomik të Klinës, ekzekutivi lokal kishte lëshuar lejen për ndërtimin e fabrikës në janar të këtij viti.

Lufta e banorëve të fshatrave të Klinës për ta stopuar ndërtimin e fabrikës së çimentos