Protesta e banorëve të Bitisë - 03.12.2019.

Banorët e Bitisë kanë katër ditë pa ujë, protestojnë para Komunës së Shtërpcës

Dhjetëra banorë të fshatit Biti e Poshtme janë duke protestuar para Komunës së Shtërpcës për mungesën e ujit të pijshëm.

Ata që në orët e para të mëngjesit të sotëm në temperatura të ulta thonë se janë detyruar të dalin dhe të protestojnë pasi kanë katër ditë që kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijshëm.

Sipas banorëve, kompania e cila është duke ndërtuar hidrocentrale në Malet e Sharrit ka dëmtuar gypat e ujësjellësit dhe  këto dy fshatra nuk kanë ujë prej katër ditësh.

Banorët janë ftuar më takim nga udhëheqësit e komunës për të biseduar rreth problemit.

Protesta e banorëve të Bitisë – 03.12.2019.
Protesta e banorëve të Bitisë – 03.12.2019.
Protesta e banorëve të Bitisë – 03.12.2019.
Protesta e banorëve të Bitisë – 03.12.2019.

KALLXO.com është duke përcjellë nga afër protestën e banorëve:

 

KALLXO.com në vazhdimësi ka raportuar për problemet e banorë të fshatit Biti – LINK

 

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!