Foto: REL/Shutterstock

Banka Raiffeisen njofton klientët të mos u përgjigjen thirrjeve që u kërkojnë informata të kartelës bankare

Banka Raiffeisen ka kërkuar nga klientët që të mos ndajnë informata mbi kartelat e tyre bankare përmes telefonit.

Ky njoftim i Bankës Raiffeisen vjen pasi kanë pranuar ankesa nga klientët të cilët thonë që kanë pranuar thirrje në emër të Bankës Raiffeisen, duke ju kërkuar që të ndajnë informatat e kartelës së tyre bankare.

“Ju njoftojmë që Banka Raiffeisen asnjëherë nuk i thërret klientët për të kërkuar informata mbi kartelat bankare të tyre, prandaj ju lusim që asnjëherë të mos i ndani këto informata përmes telefonit”, thuhet në njoftimin e Bankës.

Raiffeisen ka kërkuar nga klientët që nëse pranojnë thirrje të ngjashme, të njoftojnë menjëherë në Qendrën e Kontaktit: 038 222 222.