Flamuri i Bashkimit Europian - Foto: REL

Banka Qendrore Europiane ul normat e interesit për të katërtën herë sivjet

Banka Qendrore Europiane (BQE) ka ulur normat e interesit më 12.12.2024 për të katërtën brenda këtij viti dhe ka lënë hapur mundësinë për ulje të mëtejshme derisa shkalla e inflacioni po është afër qëllimit të politikave të saj dhe ekonomia vazhdon të mbetet e brishtë, ka raportuar agjencia Reuters.

Banka qendrore për 20 vende që përdorin euron ka reduktuar normën që paguan për depozitat bankare, që përcakton kushtet financuese në bllok në 3 për qind nga 3.25 për qind. Deri në qershor ishte në shkallë rekorde prej katër për qind.

BQE-ja ka sinjalizuar gjithashtu shkurtime të tjera të mundshme duke hequr një referencë për mbajtjen e normave “mjaftueshëm restriktive”, një shprehje ekonomike për nivelin kostove të huave që po frenon rritjen ekonomike.

“Kushtet financuese po zbuten, derisa shkurtimeve e fundit të normave të interesit të Këshillit Qeverisës ngadalë po e bëjnë më pak të kushtueshme huamarrjen për firmat dhe patundshmëritë”- thuhet në njoftimin e BQE-së.

“Por ato vazhdojnë të jenë të lidhura për shkak se politika monetare mbetet restriktive dhe ngritjet e larta të kaluara të normave të interesit ende po barten në stokun e jashtëzakonshëm të kredisë”.

Ende nuk ka ka një definicion të asaj se çfarë përbën normë restruktive, por ekonomistët thonë se përgjithësisht këtë e shohin si territor neutral, që as nuk e ul e as nuk e ngrit rritjen ekonomike, aktualisht ndërmjet 2 dhe 2.5 për qind.

Me vendimin e së enjtes, BQE-ja ka shkurtuar edhe normën me të cilën u huazon bankave për një javë – në 3.1 për qind – dhe për një ditë në 3.4 për qind.

Këto lehtësira nuk është se janë përdorur shumë në vitet e fundit derisa BQE-ja kishte furnizuar sistemin bankar me më shumë rezerva se që duheshin nëpërmjet blerjes së vlerave me vlerë dhe huave afatgjate.

Por ato mund të marrin relevancë më të madhe në të ardhmen me të përfunduar ato programe. BQE-ja ka konfirmuar të enjten se do të ndal blerjen e vlerave me vlerë sipër programit të blerjes prej kohës së urgjencës së pandemisë.

 

Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com