Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Banka Botërore: Rritja ekonomike e Kosovës më 2021 pritet të jetë 7.1%

Ekonomia e Kosovës po rimëkëmbet me shpejtësi, por rreziqet për perspektivë mbeten të larta ndërsa vendi vazhdon të përballet me pandeminë.

Në raportin e Bankës Botërore “Konkurrenca dhe Rimëkëmbje pas pandemisë COVID-19”  thuhet se aktiviteti ekonomik në Kosovë në vitin 2021 pritet të zgjerohet me 7.1 për qind kundrejt një rikthimi të vizitave nga diaspora, masave mbështetëse fiskale dhe rritjes  së huadhënies.

Mbi 4 për qind parashikohet të mbetet rritja ekonomike e Kosovë në periudhën afatmesme.

“Rritja parashikohet të mbetet mbi 4 për qind në periudhën afatmesme. Ruajtja e shkallës së përshpejtuar të vaksinimeve është një përparësi në afatin e afërt”, thuhet në raport.

Në planin afatmesëm, Kosova duhet të kalojë në një model rritjeje më të orientuar drejt produktivitetit.

Këto të dhëna Banka Botërore i bëri të ditura përmes raportit “Konkurrenca dhe Rimëkëmbje pas pandemisë COVID-19”