Foto: ZKM

Banka Botërore premton mbështetje për Kosovën pas situatës nga pandemia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, pritën sot në takim drejtoreshën rajonale për Ballkanin Perëndimor të Bankës Botërore, Linda Van Gelder si dhe drejtorin për Kosovë dhe Maqedoni të Veriut,  Massimiliano Paolucci.

Zyra e Kryeministrit njofton se në këtë takim u bisedua për prioritetet e Qeverisë, me theks te situata aktuale me pandeminë COVID-19.

Kurti ka shprehur falënderimin e tij për mbështetjen e deritanishme që Banka Botërore i ka dhënë Kosovës në shumë fusha, e në veçanti me projektin që financon luftën ndaj pandemisë.

Në anën tjetër, Van Gelder vlerësoi se shumë prej synimeve të programit qeverisës janë në të njëjtën vijë me ato të Bankës Botërore, andaj edhe mbështetja e tyre nuk do të mungojë, sidomos tani kur Kosovës i duhet të rimarrë veten pas pandemisë.