Fëmijë në klasë (Ilustrim). Foto: REL

Banka Botërore: Nxënësit kosovarë nga 13.2 vite shkollim kanë vetëm 7.9 vite shkollim efektiv

raportin e fundit të Bankës Botërore nxënësit kosovarë të cilët shkollohen humbasin 5.3 vite shkollim derisa arrijnë moshën 18 vjeçare.

Sipas raportit, nga 13.2 vite shkollim, 7.9 vite janë efektive ndërsa pjesa tjetër e shkollimit humbet, duke e llogaritur këtë me kohën kur nxënësit kosovarë nisin shkollimin që nga mosha 4 vjeçare.

Në Kosovë, një fëmijë që e fillon shkollën në moshën 4 vjeç, mund të presë që të kryejë 13.2 vite shkollim deri në ditëlindjen e vet të 18-të. Megjithatë, kur llogaritet mësimnxënia reale e fëmijëve, vitet e pritshme të shkollimit janë vetëm 7.9, pra ka një hendek të mësimnxënies prej 5.3 vitesh. Në testet e harmonizuara, nxënësit në Kosovë marrin 374 pikë në një shkallë ku 625 paraqet arritje të përparuara dhe 300 paraqet arritjen minimale.

Sipas këtij raporti, statistikat tregojnë vitet e pritshme të shkollës së rregulluar të mësimit, duke kombinuar informacionin mbi sasinë dhe cilësinë e arsimit.

Në këtë raport tregohet matja e sasisë së arsimit si numri i pritur i viteve të shkollës që një fëmijë mund të presë të arrijë deri në moshën 18 vjeç, duke pasur parasysh modelin mbizotërues të normave të regjistrimit nëpër klasa. Ndërsa cilësia e arsimit pasqyron punën e vazhdueshme në Bankën Botërore për të harmonizuar rezultatet e testeve nga programet kryesore të testimit të arritjeve të studentëve ndërkombëtarë.

Sipas Bankës Botërore, këto kombinohen në një masë të viteve të shkollës të rregulluara për të mësuarin duke përdorur metrikën e konvertimit “vitet e rregulluara të mësimit të shkollës” të propozuar në Raportin e Zhvillimit Botëror 2018.

Gjithashtu, sipas raportit, një fëmijë i lindur në Kosovë sot mund të arrijë 57 për qind të produktivitetit të një të rrituri me arsim dhe shëndet të plotë, që është një rezultat më i ulët se mesatarja për rajonin e Evropës dhe Qendrore, por pak më i lartë se mesatarja për vendet që Banka Botërore i rendit në grupin e vendeve me të hyra të mesme të larta, ku ndodhet Kosova.