(Foto: Facebook/FC Ballkani)

Ballkani fiton ndaj Klaksvik, shpreson të kualifikohet në rundin e ‘play-offit’ në Ligën e Konferencës

Kampioni i Kosovës, Ballkani, ka arritur fitore prej 3-2 përballë ekipit nga Ishujt Faroe, Klaksvik, në ndeshjen e parë të rundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Një gjysmë e parë fantastike në “Fadil Vokrri” për skuadrën suharekase, ku kishte disa raste.

Ballkani ndeshjen e zhbllokoi me golin e Nazmi Gripshit (30’) falë asistimit nga Lumbardh Dellova.

Vendasit vazhduan dominimin duke gjetur golin e dytë përmes Meriton Korenicës, i cili e dyfishoi epërsinë (41’) pas një asistimi nga Ermal Krasniqi.

Nikoqirët shënuan edhe në gjysmën e dytë kur Albion Rrahmani e realizoi golin e tretë (50’).

Golin e parë për skuadrën mysafirë e shënoi Pall Klettskard në minutën e 69-të të takimit, kurse i njëjti futbollist e ngushtoi rezultatin në minutën e 88-të.

Për t’i parë golat klikoni KËTU.

Ballkani mbetet favorit që në ndeshjen e kthimit si mysafir (11 gusht) të sigurojë pjesëmarrjen në raundin e ‘play-offit’, pasi do të kualifikohej edhe me barazim. /Telegrafi/