Ballkan - Nga 3,566 raste të incidenteve me armë zjarri, 98% u bënë nga burrat

Nga 3,566 autorë të incidenteve me armë zjarri në Evropën Juglindore në vitin 2020, rezulton se 98% e tyre janë bërë nga burrat, ndërsa 2% nga gratë. Kjo është bërë e ditur nga Raporti më i fundit rajonal mbi ‘Dhunën e Armatosur’ e cila u zbulua nga një nismë rajonale që funksionon nën mandatin e dhënë nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Sipas këtij raporti, gjinia ishte specifikuar për 75.7% të autorëve, duke treguar një natyrë shumë kategorike të keqpërdorimit të armës së zjarrit, ku kryesit e incidenteve ishin kryesisht burra të moshës 19-35 vjeç, duke vijuar më pas me ata të moshës 36-60 vjeç.

“Dhjetë burra dhe një grua u vetëvranë me armë zjarri pasi ushtruan dhunë në familje. Burrat e moshës 36-60 vjeç përbënin më shumë se gjysmën e të gjithë ushtruesve meshkuj të dhunës në familje (45)”, ka thënë Bojana Balon, kryetare e SEESAC.

Sipas Barometrit Ballkanik të RCC, viti 2020 shënoi rritje të dhunës në familje dhe ndaj grave si në botë ashtu edhe në rajon, duke theksuar se këto të dhëna janë shokuese dhe se “16% e qytetarëve tanë janë të shqetësuar më shumë për krimin dhe dhunën gjatë pandemisë”.

Gjetjet e sondazhit ‘SecuriMeter’ tregojnë se 47% e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor, ndjehen të kërcënuar nga posedimi i paligjshëm dhe keqpërdorimi i armëve në lagjen e tyre.

“Shumica e qytetarëve tanë, 91% thonë se nuk do ta konsideronin të mbanim një armë, por 3% thonë se ata tashmë kanë një armë në zotërim”, tha Majlinda Bregu, sekretare e përgjithshme e RCC.

Sa i përket 28 grave autore të cilave u është konfiskuar arma, ato e kanë pasur atë në posedim si shenjë vetëmbrojtjeje, thuhet tutje në raport.

Po ashtu raportohet se autorët e incidenteve me armë zjarri të ndaluar në 2020 janë 1,887 nga 2887 raste të raportuara.

Monitori i Dhunës së Armatosur, paraqet të dhëna për individët që kanë kryer incidente me armë zjarri si autorë, bashkautorë, nxitës ose bashkëpunëtorë dhe qëllimi i tij, është të ofrojë të informata thelbësore për të gjitha palët e interesuara që punojnë në fushën e zbatimit të ligjit.