Arkiv = Foto: KALLXO.com

Bali Muharremaj jep detaje rreth të vdekurve nga aksidenti në Duhël

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka shkuar në vendin e ngjarjes ku kanë mbetur të vdekur tre persona, si pasojë e aksidentit mes një veture dhe një kamioni në fshatin Duhël.

Ai ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se ju shpreh ngushëllime familjarëve të personave që humbën jetën në këtë aksident, ndërkaq të lënduarve u ka uruar shërim të shpejtë.

“3 të vdekur dhe 2 janë të lënduar, (të vdekurit janë 2 nga Prishtina dhe 1 nga Lipjani), janë dhënat që i morra nga policia, ku po presim prokurorin që të vazhdohet me procedura.”, ka shkruar Muharremaj.

 

Pamje nga aksidenti mes veturës dhe kamionit në Duhël