Bali Muharremaj emëron drejtorët komunalë

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka emëruar drejtorët komunalë.

Në komunikatën e komunës së Suharekës bëhet e ditur se ka emëruar vetëm tri gra në nëntë drejtori sa ka emëruar drejtorët komunalë.

Gjashtë prej drejtorëve janë burra.

Drejtorët e emëruar janë: drejtoria e Administratës – Kymete Bajraktari, drejtoria e Arsimit – Remzi Bajselmani, drejtoria për Shërbime Publike, Mjedis dhe  Emergjenca – Enver Shabani, drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor – Visar Kuçi, drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport – Lorika Gashi, drejtoria e Financave – Labinot Halitjaha (PDK), drejtoria e Bujqësisë – Ardian Kotorri, drejtoria për Pronë dhe Kadastër – Armend Krasniqi (PDK) dhe drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale – Besa Kuçi.

Në drejtorinë e Isnpektoratit, Muharremaj ende nuk ka emëruar asnjë drejtor.

Gjithashtu, Muharremaj ka emëruar një grua edhe në pozitën e nënkryetares së komunës. Nënkryetare do të jetë Mihrije Suka.