Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Baleti ‘Sisters’ shfaqet të premten në Obiliq

Shfaqja “Sisters” e Baletit Kombëtar të Kosovës, do të shfaqet të premten në qytetin e Obiliqit.

Lajmi për KALLXO.com, është konfirmuar nga drejtori i këtij institucioni, Sinan Kajtazi.

Sipas tij, baleti “Sisters” me korografi të Mehmet Balkan, do të shfaqet më 20 janar në ora 18:00 në Shtëpinë e Kulturës në Obiliq.

“Me këtë prezantim po zbatohet një politika e re përmes së cilës institucionet e kulturës të ofrojnë program të rregullt për të gjithë qytetarët e Kosovës” -tha Kajtazi.

Kjo do të jetë edhe paraqitja e parë e Baleti Kombëtar të Kosovës qytetin e Obiliqit.

Shfaqja e baletit “Sisters” është dhënë premierë në dhjetor të viti 2020.

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com