Baleti ‘Ngjyrat e vallëzimit’ shfaqet në Ditën e Pavarësisë

Baleti ‘Ngjyrat e vallëzimit’ me koreografi të Mehmet Ballkan do të shfaqet të hënën, më 17 shkurt 2020, në skenën e Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Shfaqja do të jepet në ora 17:00.

Kreshnik Musolli, ushtrues i detyrës së drejtorit të Baletit Kombëtar të Kosovës ka thënë për Kallxo.com se shfaqja e BKK-së, “Ngjyrat e vallëzimit” është përzgjedhur për të shënuar 12 vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

“Në ditën e hënë me 17 shkurt do të paraqesim shfaqjen ‘Ngjyrat e vallëzimit’, shfaqja jepet në kuadër të shënimit të 12 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës në koordinim me Ministrinë e Kulturës”, ka thënë Musolli.