Bajrami: S’mund të ketë organizime të mbrëmjeve të maturës në këtë kohë

Ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami, përmes një publikimi në Facebook ka thënë se nuk mund të ketë organizime të mbrëmjes së maturës derisa Kosova gjendet me pandemi.

Por, sipas Barjamit këto mbrëmje mund të organizohen kur të përfundojë pandemia.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike NUK kanë dhënë përgjigje pozitive, pra, tash për tash NUK MUND TË HAPEN çerdhet, shkollat, universitetet dhe as s’mund të ketë organizime të mbrëmjeve të maturës. Mbrëmjet e maturës në këtë kohë nuk mund të mbahen por ato mund të organizohen menjëherë pasi të dalim nga pandemia”, ka njoftuar Bajrami.