Ferdonije Qerkezi, Foto: Gazmend Bajri

Bajrami pa familje, Ferdonije Qerkezi gjen ngushëllim tek vizitorët 

Lufta ja mori katër djemtë e bashkëshortin. Ferdonije Qerkezi nga Gjakova ka rrëfyer emocionet më rasti e festës së Fitër Bajramit. Vizitoret thotë se ja hjekun mërzinë në ditë feste. 

Është lodhur nga vuajtjet e jetës por mirësia në fytyrën e sajë nuk mungon. Dyert i mban të hapura jo vetëm në rastin e festave. 

E vizitoret në ditën e Bajramt i ndihmojnë sado pak që mos të ndihet e vetmuar. Është kjo Ferdonije Qerkezi nga Gjakova. Një grua e fortë që nuk u dorëzua ndonëse lufta ja mori bashkëshortin dhe katër djemtë e saj. 

Më një zë gjysmë të dridhur rrëfen kohen kur Bajramet në shtëpinë e saj kishin tjetër atmosferë. 

“Sot u kanë një ndjenjë e veçant pasi se kom pas familjen time të ngushtë. Sot u kanë ministrja Haxhiu me ka vizituar dhe kom pas vizitor të tjerë dhe nuk me kanë lenë vetë edhe pse jomë në zemër e vetmume”. 

”Shkojke burri u falke në xhami pastaj vike bojke bajram më krejt, kjo ka ndodh para lufte, tash pas lufte ndihem e vetmume”, ka rrëfyer Ferdonije Qerkezi. 

E rrethuar në një shtepi të mbushur më kujtime deri në detajin e fundi, nënë Ferdonija thotë se netët e mëngjeset i zbardh më kujtimet e fjalët e familjarëve që tashmë si ka pranë. 

“Kom emocione vazhdimisht. Qona në mëngjes dhe kur bije në gjum i kom fjalët e kujtimet qa kemi fol, qa kemi bisedu, më bien ndërmend familja ime e ngushtë, me i pas afer”, ka thënë ajo. 

Dhimbjen e vetminë thotë të ja hjekunë vizitorët e shumtë që në këtë shtëpi shkojnë jo vetëm në rastise  festa. 

“Ka vizitor kohë pas kohe, vizitor që vinë këtu dhe më vizitojnë. Në një formë më lehtëson pasi e ndiej vetën që sjom e vetmume”, ka shtuar Ferdonije Qerkezi. 

E korridorin e shtëpisë e ka të mbushur më kujtime. Një lule e mbjellur nga dora e djalit të vogël, duket se kishte ngjallur shpresë për Ferdonijen. 

“Këtë lule e ka mjell djali i vogël Edmondi, e kom ruajt dhe su tha. Gjith majsha ymyt që masi spo thahet lula edhe ai do të jetë i gjallë dikun, por s’ndodhi ashtu. Edmondi mbjelli lulën, por ai nuk erdhi më”,  ka theksuar ajo. 

Ndonëse e lodhur nga jeta, Ferdonije Qerkezi, vazhdon të mbaj shpresë që fati i të gjithë të pagjeturëve të zbardhët. 

Ajo deri tash ka varrosur dy nga djemtë e sajë, përderisa trupat e dy të tjerëve dhe bashkëshortit nuk janë identifikuar ende./PortaliD