
Foto: Hykmete Bajrami/Facebook
Bajrami: Mbi 24 mijë familje nesër marrin dyfishin e asistencës sociale
Ministrja e Financave Hykmete Bajrami, ka njoftuar se mbi 24 mijë familje nesër marrin dyfishin e asistencës sociale.
Bajrami në Facebook ka njoftuar se Ministria e Financave ka proceduar pagesën për përfituesit e asistencës sociale për muajin tetor ku sipas vendimit të qeverisë këto familje do marrin dyfishin e asistenës për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor.
“Me kërkesë të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, sot Ministria e Financave ka proceduar pagesën për përfituesit e asistencës sociale për muajin tetor. Sipas vendimit të Qeverisë nr.10/33 të datës 28.09.2020 familjet në asistencë sociale marrin dyfishin e asistencës për tetor, nëntor dhe dhjetor. Nga kjo masë përfituan 24,791 familje. Mjetet dalin nesër gjatë ditës”, ka shkruar Bajrami.