Bajrami: Ligji për çmimet tavan, i shtyn drejt falimentimit mijëra dyqane të vogla nëpër fshatra e lagje

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se përmes Projektligjit për çmimet tavan, apo masat e përkohshme të produkteve themelore  shkaktohen disa dëme në biznese.

Sipas saj përmes këtij Projektligji eleminohet konkurrenca mes atyre që ofrojnë produkte dhe shtyhen drejt falimentimit bizneset e vogla familjare.

“Me nivelizim të çmimeve ju vrani konkurrencën në mes të të gjithë atyre që i ofrojnë produkteve të njejta sepse po vendosni mime të njëjta për të gjithë. Më këtë e bëni edh enjë dem tjetër, ju I shtyni drejtë falimentimit mijëra dyqane të vogla nëpër fshatra e nëpër lagje periferike të qyteteve, po e abstahoni faktin se binezet kanë kosto të ndryshme të operimit”-ka thënë Bajrami.

Ajo tutje ka thënë se me vendosjen e çmimeve tavan nuk ulen çmimet e produkteve në markete të mëdha.

Sipas saj, nga kjo nuk përfitojnë konsumatorët.

“Me vendosjen e çmimeve tavan ju nuk do të I ulni çmimet e marketve të mëdha do të arrini të ndërhyni të bizneset e vogla familjare, dhe askush përveç tregtarëve nuk do të përfitojë, as konsumatorët”-ka thënë ajo.

Bajrami ka thënë se Kosova është treg i lirë që nënkupton se çmimet rregullohen në bazë të konkurrencës, ofertës dhe kërkesës.

Ajo ka thënë se kjo përcaktohet me nenin 10 të Kushtetutës së Kosovës.

Sipas deputetes së LDK-së, me këtë iniciativë ligjore, partia në pushtet po “reciklon elemente të sistemit të kaluar”.

“Sistemi socialisht i ish Jugosllavisë ka deshtu për disa arsye po e përmend disa të rëndësishëm në aspektin ekonomik. Dikush më mendësinë e Lëvizjes Vetëvendosje mund me thënë çka ka të keqe që fitimet e një ndërmarrje me i mbulu humbjet e një tjetre, por praktika nga tregon se ky sistem e ka vra motivin e punëtorëve dhe ka dështu”,-ka thënë tutje ajo.

Ajo ka thënë se LDK nuk do të votojë pro këtij projektligji.

Projektligji për çmimet tavan, apo masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, po diskutohet sot në lexim të parë, në Kuvend, po kërkon mbështetjen e deputetëve për miratim.

Qëllimi i kësaj nisme legjislative është që të rregullojë masat mbrojtëse të furnizimit me produkte themelore për konsumatorët, në kohë të paraqitjes së rasteve të veçanta të destabilizimit në treg në pajtim me këtë ligji dhe mënyrën e zbatimit të tyre.

Çmimet tavan për produktet esenciale, opozita kërkon që të rishkruhet projektligji