Bajrami: Kurrë buxhetin në gjendje më të rëndë nuk e kemi pasë

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami në seancën e Kuvendit për rishqyrtimin e buxhetit tha se buxheti i Kosovës asnjëherë nuk ka qenë në gjendje më të rëndë se tash.

“Gjendja buxhetore në vendin tonë është shumë e rëndë, asnjëherë nuk kanë qenë më keq të hyrat buxhetore me një rënie drastike”, tha Bajrami.

Ajo tha se deri në fund të vitit pritet të kemi rënie më shumë 230 milionë më pak të hyra.

Tutje, Bajrami tha se në rishqyrtimin e buxhetit kanë sjellë një buxhet prej 2.6 miliardë eurosh, ndërsa të hyrat buxhetore planifikohen të jenë 1 miliarë e 788 milionë euro dhe një diskrepancë prej 800 milionë eurosh që janë marrë borxh nga emetimi i parave, huazimet e jashtme dhe të brendshme dhe të shfrytëzohet një pjesë e fondeve nga Agjensia e Privatizimit.